Live

Arbër Rexhaj i kundërpërgjigjet deklaratës së Lushtakut “edhe Serbia kështu na ka trajtuar me buxhet”

21:43 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në një intervistë të zhvilluar nga gazetari Ridvan Berisha me deputetin e Lëvizjes Vetvendosje, Arbër Rexhaj për kosovalive.net, kanë diskutuar ngjarjet e fundit të zhvilluara në Kosovë.

Rexhaj ka komentuar deklaratën e Lushtakut sa i përket buxhetit të ndarë për komunat, që tha se “edhe Serbia kështu na ka trajtuar me buxhet”

“Unë nuk e kam parë pjesën për komunën e tij (Skenderaj), tash mos harroni gjithmonë ka pakënaqësi mes komunave, përshembull Prishtina merr buxhet më së shumti dhe natyrisht sepse është komuna më e madhe, nuk e ka LVV-ja, pastaj komuna e dytë është Prizreni, nuk e udhëheq LVV-ja më. Komuna e tretë është Gjilani tash e udhëheq LVV-ja, u bënën dy që nuk udhëheq, një që e udhëheq dhe mbi bazën e kësaj është e natyrshme. Nuk qëndron deklarata e Lushtaku, sepse Skenderaj shkon në ato komuna pra ku matet territori dhe numri i qytetarëve dhe grandi qeveritar, po ashtu edhe shpërndarja buxhetore shkon pikërisht në atë formulë çfare është e përcaktuar nga buxheti dhe qeveria” i është kundërpërgjigjur Rexhaj.

Tutje Rexhaj është pyetur se a i druheni opozitës së sotme dhe ka komentuar opozitarizmin e zhvilluar në Kuvend, duke thënë që vet po e bëjmë opozitën.

“Jo në asnjë mënyrë, ne vet po e bëjmë opozitën. Problemi është që ne kur hyjmë në Kuvend ne kemi opozitë më shumë përmbajtësore brenda grupit parlamentar kur mblidhemi, sesa këta. Përnjëmend po ua them, këta po bëjnë opozitë sigursht ata punë e kanë mirëpo opozitën cfarë ata e bëjnë është opozitë pa pëmbajtje, pra opozitën sot që dikush mund ta bëjë është prap Vetvendosja sepse s’ka opozitë. Mu qu një deputet I VV-së shpreh njëlloj pakënaqësie por e ka me përmbajtje pra megjithatë del dicka aty. Kur kritikojnë këta të opozitës është populliste, është e thatë, nuk ka asgjë pra është opozitë e nervozuar.” përfundoi Rexhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua