Live

Arifi: Nuk shkon më kështu, Kurti duhet të jetë serioz

22:38 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Politologu, Dritëro Arifi tha se nëse Qeveria Kurti gjatë tërë kohës thotë jo për themelimin e Asociacionin dhe nuk ndërmerr veprime, është duke e mashtruar popullin e Kosovës.

Madje sipas tij, më serioze do ishte në qoftë se Kurti do e refuzonte përfundimisht këtë kërkesë.

“Kështu më nuk shkon. Nuk mund të thonë më jo, por duhet ta marrin iniciativën e dytë. Nëse thonë tërë kohën jo dhe nuk ndërmarrin veprime, atëherë Qeveria Kurti po na mashtron. Kryeministri Kurti duhet të jetë serioz, duhet t’i thotë ShBA-së se do të dialogojë për Asociacionin. Por, duhet të japë rezultat, nuk mund të presim 2 vite dhe në fund të thonë herë po, herë jo, kjo nuk është serioze. Më serioz do ishte nëse do e merrte iniciativën të thoshte jo edhe pikë”, deklaroi Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Mirëpo, Arifi shtoi ne këtë rast Kurti do duhej t’u hynte procedurave ligjore.

Shpërndaje në

U Kopjua