Kuvendi i Kosovës e filloi sesioniin vjështor më Rregullore të re të Punës. Në deklarimet jashtë rendit të ditës, fjalën e parë e mori Armend Muja në ëmër të gupit parlamentar të LVV-së.
Muja qysh në fillim tha se tashmë Qeveria ka aprovuar pakon anti inflacion dhe se me gjithë rritjen ekonomike, Kosova nuk i shpëtoi inflacionit global.
Deputeti Muja theksoi se, tashmë Qeveria ka ndarë 150 milion Euro për përballje me infacionin duke u ofruar mbështetje studentëve, pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit publik me nga 100 euro.
Ndërkohë ai paralajmëroi se, Qeveria shpejtë do të ofrojë mbështetje edhe për sektorin privat për të subvencionuar të punësuarit me nga 100 Euro, së paku gjysmë e kësaj shifre të subvencionohet.
Krejt në fund, Muja u shpreh i zemëruar se pse nuk po fillon procesi mësimor. “Që prej katër vjetësh Kosova nuk e fillon mësimin sipas kalendarit rë rregullt shkollor. “Fëmijët e Kosovës janë bërë pre e negociatave, jo 50 jo 100 Euro, fëmijët e Kosovës duhet të fillojnë mësimin. /kosova.live/