Live

Arrestohen 3 shtetas maroken pasi kishin grabitur një shtëpi në Pejë

10:57 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në komunën e Pejës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Të arrestuarit janë shtetas maroken dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë 12.02.2023 – 03:10. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas maroken pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në rajonin e Pejës. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua