Live

Arrestohen të dyshuarit për vjedhje të rëndë në Kamenicë

14:34 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kamenicë, me datën 16.03.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale, ka arritur që t’i lokalizojë dhe të arrestojë tre të dyshuar shqiptarë kosovarë: S.K., (1981), E.B., (2001) dhe L.S., (1998).

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të involvuar në një rast ‘vjedhje e rëndë’, të ndodhur me datën 16.02.2023, në të cilin rast ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme.

Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura të cilat pas verifikimit do t’i kthehen pronarit legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore./IndeksOnline/

Shpërndaje në

U Kopjua