Live

Arrestohet një 66-vjeçar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

16:17 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Më datë 09.12.2022, rreth orës 14:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Menjëherë pas raportimit policia thotë se ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin; A. Q, mashkull 66 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.12.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje, padi që të njejtit i ështe gjet dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...