Live

Arrestohet shoferi që dyshohet se goditi qëllimshëm për vdekje një këmbësor

20:36 / 24 Prill 2024

Nga Kosova Live

Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë pasi është goditur, siç dyshohet, qëllimshëm. Ndonëse ishte larguar nga vendi kritik, i dyshuari është arrestuar, përcjell Reporteri.net.

S.J., nga Elbasani, dyshohet se e ka goditur qëllimshëm me veturë këmbësorin I.O., po ashtu nga Elbasani, sot në Pejë. I.O., ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, e ka konfirmuar arrestimin e S.J., nën dyshimet për veprën penale Vrasje e rëndë me qëllim hakmarrje.

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qellime hakemarreje”, tha Nikçi për Express.

Nikçi tha se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua