Live

Arrin në 14 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

00:02 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën provincat turke Adiyaman dhe Sanliurfa është rritur në 14.

Soylu u tha gazetarëve se 12 persona humbën jetën në Sanliurfa dhe dy në Adiyaman, teksa theksoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit për pesë persona të zhdukur janë duke u zhvilluar në tre lokacione, shkruan Anadolu.

“Shiu i madh filloi në zonën e tërmetit që nga ora 9 e mëngjesit me orën lokale të martën. Që nga ora 4 e mëngjesit me orën lokale të mërkurën, ky shi u intensifikua në Sanliurfa dhe Adiyaman”, tha Soylu.

Ai shtoi se reshjet e mëdha çuan në vërshimin e një lumi, veçanërisht në rrethin Tut të provincës Adiyaman dhe në lagjen Dogansehir, duke shkaktuar përmbytje.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, policia, xhandarmëria dhe stafi i bashkisë vazhdojnë të evakuojnë zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Kjo fatkeqësi natyrore vjen pasi provincat Adiyaman dhe Sanliurfa muajin e kaluar u goditën nga dy tërmete të fuqishme që shkatërruan Turqinë jugore dhe shkaktuan mbi 48 mijë të vdekur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...