Live

Arsim Bajrami: Për momentin e kemi humbur pak sinkornizimin me SHBA dhe uroj që të Qeveria mos të bëj gabime të tjera

21:51 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin në kuadër të portalit kosovalive.net, “Debat me Ridvan Berishën”, i ftuar i radhës është kryekëshilldhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami.

Ndër temat e shtruara në këtë debat, ka qenë edhe transparenca e Qeverisë në raport me me dialogun dhe proceset e politikave tëjashtme. 

Jemi në një situatë të pasinkronizuar, jemi në një situatë ku Qeveria jonë nuk po na tregon se cfarë ka për të bërë, opinioni është në një terr informativ ku në fakt ne nuk dijmë se cka po merren vesh, si po krijohen politikat. Është një mungesë e transparencës, tha Bajrami. 

Tutje, Bajrami theksoi edhe rëndësinë e Shteteve të Bashkuara në këtë process dhe se Qeveria duhet të sjellë vendime që janënë sinkronizim me atë se cfarë do populli i Kosovës dhe me atëqë këshillon SHBA. 

“Po ne e dijmë se cka pret populli i Kosovës, e që është qëprocesi të përfundojë pa dëmtim të shtetësisë se Kosovës e ne edhe po të kishim konsesus se cfarë dojmë, duhet ta dijmë që atënuk mund ta realizojmë pa SHBA-të, dhe vetëm kur SHBA na rrijnë para ose prapa ne jemi të sigurt që mund të kemi sukses. Për momentin e kemi humbur pak sinkornizimin me SHBA dhe uroj që të mos bëjmë gabime të tjera po nga gabimet të marrim mësim dhe në mënyrë preventive të sjellim vendime që janë nëfavor të Kosovës”, përfundoi Arsim Bajrami. ./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua