Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD Daut Haradinaj ka bërë me dije në rrjetin social Facebook se radhëve të AAK-së i është bashkuar dhe asambleisti i LDK-së në Deçan Besnik Hulaj.
Haradinaj ka falenderuar kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj për qeverisjen e mire në këtë qytet si dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po i japin AAK-së dhe projektit 100% shtet.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Radhëve të AAK-së për shtet 100% ju bashkua asambleisti i LDK-së në Deçan së bashku me shumë anëtarë dhe bashkëvendas.
Suksese Besnik Hulajt dhe gjithë atyre që na nderuan me besimin e tyre në rrugën tonë të përbashkët.
Kryetari i Deçanit z.Bashkim Ramosaj me ekipin e tij po e dëshmon një përgjegjësi të lartë në vetëqeverisjen komunale, kjo po vërehët edhe nga besimi në rritje i qytetarëve të kësaj ane.
Ju priftë e mbara!