Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi janë rrahur fizikisht mes vete, ky i fundit e konfirmoi, madje tha se ndodhet në Polici.
Asamblisti i VV-së, Artrit Mulliqi konfirmoi përleshjen fizike me Fetahun. Ai tha se është në gjendje të mirë.
“Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka nje mosmarrveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës.”
“Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, u shprehë ajo.
Siç po raportohet, dyshimet e para që çuan në mosmarrëveshje dhe në rrahje fizike, kanë të bëjnë për emërimin e shefit të grupit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal./kosovalive.net/