Live

Asociacioni i Komunave të Kosovës deklarohen për Kosova.Live pas mos ekzekutimit të pagave për grevistët sot

18:24 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Sot është pritur që të gjithë punëtorët e sektorit publik të marrin pagat por nuk ndodhi.

Ministri, Hekuran Murati tha se pagat janë procesuar vetëm për punëtorët që kanë punuar me orar të plotë dhe jo për grevistët, shkruan Kosova Live.

Grevistët janë në grevë që nga data 25 gusht. Në lidhje me mos ekzekutimin  e pagave, Kosova.LIVE ka kontaktuar me Kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai u shprehë se do të presin deri me datën 5 tetor, kur edhe është afati ligjor për ekzekutimin e pagave.

“Afati ligjor është deri më 05 tetor 2022 për të ekzekutuar pagat e muajit shtator 2022. Do presim deri 5 tetor 2022. Edhe nëse janë ekzekutuar sot pagat, atëherë ato do dalin në xhirollogari tek të hënën. Për këtë nuk dihet ende dhe nuk mund të parashohim se çfarë mund të ndodhë”, u shprehë Ibrahimi për Kosova.LIVE.

Edhe pagat e muajit gusht ishin ekzekutuar me vonesë pasi Ministri Murati dëshironte listat e pagave nga komunat./Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua