Live

ATK: Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 10 milionë euro tatim për shtetin

14:41 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Monitorimi i fokusuar i hotelerisë/gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj, ka nis përmes projektit specifik për përmbushje tatimore në vitin e kaluar. Ky projekt ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.

Thirrjet e shpeshta nga ATK për të përmbushur detyrimet dhe puna në teren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektorë të jenë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24% ose 64 milion euro, pagesa 117.08% ose 10 milion euro dhe numri punëtorëve 14.45% ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar. Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95% më shumë se vitin e kaluar.

Dihet që në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë përveç atyre që u përmend, si dukuri e cila mbetet ndër faktorët kyç të informalitetit janë edhe punëtorët e padeklaruar, e kjo është dëshmuar edhe nga puna e inspektorëve, të cilët për 2022 kanë formalizuar 111.84% punëtorë më shumë se vitin e kaluar. Ajo çka vlen të potencohet është se ky sektor prin me statistika sa i përket fiskalizimit, por mbetet sfidë lëshimi i kuponëve fiskal.

Projekti për përmbushje tatimore në hoteleri dhe gastronomi, si dhe zinxhirin e tyre bashkëpunues do të vazhdoj të implementohet, me qëllim të formalizimit plotë të aktiviteteve.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me kërkesën për tatimpaguesit, që të përmbushin obligimet e tyre tatimore, si një e mirë e gjithmbarshme.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...