Live

Audi do të lanson gjashtë modele të reja të llojit RS

11:03 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Audi Sport ka pasur një vit të ngarkuar falë modeleve të saj “S”, por më e mira do të vijë së shpejti.

Departamenti “Sport” i Audit deri në fund të këtij viti është duke përgatitur në total gjashtë modele të reja në version RS. Po ashtu, ka publikuar një fotografi përmes së cilës po i paralajmëron këto modele të reja, por aspak nuk është e vështirë të identifikohen këto modele të cilat do të mund t’i shohim së shpejti.

RS Q3 Sportback dhe RS Q3 janë në grupin e kerreve të cilat ndajnë motorin e njëjtë benzinë 2.5-litër Turbo me kapacitet prej rreth 400 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Në mesin e tyre është edhe RS7 Sportback i cili mund të ketë motorin 4.0-litër V8 Bi-Turbo me 600 kuajfuqi, si dhe përmendet se modeli më i fuqishëm hibrid me kapacitet prej 700 kuajfuqi. Po ashtu, pritet edhe RS6 Avant i cili do të rivalizojë Mercedes AMG E63/E63 S Estate me të njëjtin motor.

SUV-i i avancuar pa dyshim do të jetë RS Q8 i cili është prezantuar si koncepti Q8 Sport në mars të vitit 2017 në panairin e kerreve që është mbajtur në Gjenevë. Nuk do të jetë befasi nëse do të ketë sistemin e njëjtë të tërheqjes sikurse modelet RS6 dhe RS7.

Modeli i gjashtë do të mund të ishte RS4 Avant i ri-freskuar. Motori i tij 2.9-litër V6 Bi-Turbo do të duhej të ishte me kapacitet prej 444 kuajfuqi.

Panairi më i afërt që do të mbahet, në shtator, është ai i Frankfurtit dhe ndoshta Audi do ta shfrytëzojë këtë panair për prezantuar disa nga këto modelet e reja RS.

Shpërndaje në

U Kopjua