Live

“Audio-incizimet e Haki Abazit të vërteta apo shpifje”, flet avokati Tomë Gashi

17:20 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka hedhur akuza të rënda ndaj partisë së tij, e më konkretisht për kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu.

Ai ndër të tjera pati akuza edhe për Dejona Mihalin, Nazlie Balajn, Flutura Gogaj- Bajrami, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Lidhur me këtë në një intervistë për Kosovalive, net, ka folur edhe avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi.

Avokati Gashi, ka folur edhe për incizimet të cilat sot i tha në hollin e Kuvendit, deputeti Haki Abazi.

“Unë nuk mund të përgjigjem në vend të tij, e nëse ai ka incizime, e janë të vërteta duhet detyrimisht t’i dërgoj në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për ndryshe ato konsiderohen shpifje, dhe besoj që kredibiliteti i deputetit Abazit, nuk duhet të dëmtohet e aspak nëse janë ato të vërteta ato që i thotë, e ato do t’i vërtetojmë kur të jep deklaratë në Prokurorinë speciale të Kosovës”, ka deklaruar avokati Tomë Gashi.

Ai ka shtuar se unë kam ftuar prokurorinë që ta merr në pyetje deputetin Abazi për këto që i tha sot.

“Meqenëse se deputeti Abazi ka dhënë deklarata të tilla të, se çfarë është interesi i gjithëve që ta dimë të vërtetën unë kam paraqitur sot një kërkesë në Prokurorinë Speciale, tek prokurori i kësaj prokurori që ta ftoj z.Abazin, e ta merr në pyetje në cilësinë e dëshmitarit për t’i ndihmuar prokurorisë për zbardhjen e këtij rasti të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Deputeti Abazi e ka obligim fillimisht të tregoj se nëse ka pasur prova të tilla e sipas tij ka pasur një hulumtim dhe pse bash tani, ku diçka nuk është e zakon të mbajë një konferencë të tillë, sepse secili si qytetar e si deputet i cili ka prova apo njohuri duhet ta njoftoj prokurorinë për këtë rast të rëndë, e z.Haki Abazi ka deklaruar se nuk mund ta mbaj mbi supe askish rastin e Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se deputeti Abazi është dashur fillimisht të njoftoj prokurorinë e më pas të mbaj konferencë.

“Ai është dashur që fillimisht t’a njoftoj prokurorinë, e pastaj të mbaj konferenca, por nuk është çështje që është gabim por është çështje që ai e din se pse këto çështje e këto njohuri ai i ka apo pretendon që i ka me rastin e Astrit Deharit pse nuk i ka thënë më herët por bash ditën e sotme”, ka thënë avokati Tomë Gashi./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...