Live

Austria e Hungaria duan paqe të shpejtë mes Ukrainës e Rusisë

14:23 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Austria mbështet qartë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, të cilat po japin rezultate, dhe shkaku i rritjes së çmimeve të energjisë dhe rritjes së përgjithshme të çmimeve nuk janë sanksionet, por një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus, tha sot presidenti austriak Alexander van der Bellen.

Vjena zyrtare dhe presidentja hungareze Katalin Novak theksuan se Budapesti ka një pozicion të qartë në dënimin e agresionit rus dhe se dëshiron negociatat e paqes sa më shpejt të jetë e mundur.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, van der Bellen tha se është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë të bisedohet me fqinjët, e veçanërisht me Hungarinë, e cila është fqinje e Austrisë dhe Ukrainës.

“Shpresoj se do të vazhdojmë të jemi të bashkuar në BE dhe do të flasim me një zë”, nënvizoi ai.

Van der Bellen theksoi se nuk ka pothuajse asnjë ndërgjegjësim që hungarezët janë të prekur nga lufta, sepse në Ukrainë jetojnë rreth 115 mijë hungarezë.

“Kjo duhet të merret parasysh, si dhe sjellja e ukrainasve ndaj pakicave, e cila nuk është e tillë që të mos kritikohet,” tha ai.

“Hungaria ka një qëndrim të qartë në lidhje me luftën në Ukrainë – ne dënojmë agresionin e Rusisë dhe nuk do të pranojmë aneksime. Ne e mbështesim qartë Ukrainën në këtë luftë. Por në të njëjtën kohë shohim se përshkallëzimi i asaj lufte përbën një rrezik për të gjithë ne. Ne pajtohemi me Austrinë se do të ishte mirë të vendoset paqja sa më shpejt, një paqe që do të ishte e pranueshme për të gjithë”, theksoi Novak.

Ajo theksoi se pjesëtarët e minoritetit hungarez në Ukrainë tashmë janë viktima të luftës dhe se në mesin e tyre ka rreth 200 të vdekur.

“Ne po bëjmë gjithçka për të arritur negociatat e paqes. Të dyja palët duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për paqen dhe ne duam paqe afatgjatë në Evropë”, theksoi Novak.

Ajo kujtoi se Hungaria mbështeti të gjitha paketat e sanksioneve, pavarësisht pozicionit të saj gjeografik dhe varësisë energjetike.

“Nuk e di nëse Hungaria do të votojë ende për sanksione, por nuk shoh arsye që qeveria hungareze të ndryshojë qëndrimin e saj”, nënvizoi ajo.

Novak tha se takimi me Van der Bellen konfirmoi edhe një herë rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve fqinjësore.

Shpërndaje në

U Kopjua