Autoblindat e Njësisë Speciale të dielën e gjashtë nëntorit janë vendosur në pikën kufitare në Jarinë.
Të gjithë zyrtarët policorë nga komuniteti serbë nga mëngjesi i ditës së sotme nuk janë në vendin e tyre të punës në pikën kufitare në Jarinë.
RTV Dukagjini, ka mësuar se të gjithë pjesëtaret e këtij komuniteti kanë dhënë dorëheqje nga detyra e tyre gjatë mëngjesit të sotëm.
Aktualisht nuk ka shumë vetura duke qarkulluar në këtë pikë kufitare që lidh Kosovën më Serbinë.