Live

Avdyli i “GUXO” thotë se në pranverë do të rrëzohet nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

21:45 / 18 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka deklaruar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mundësi që do të rrëzohet pranverën e ardhshme, pikërisht në kohën kur do të mbahen zgjedhjet brenda këtij subjekti poltiik.

Ai ma dje tha se kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun e ka sjellë ish-kryeministri Isa Mustafa në LDK.

Po ashtu, ai tha se në LDK do të jetë një ‘pranverë e nxehtë’.

Sipas tij, as Avdullah Hoti e as Lumir Abdixhiku nuk do të bëhen kryetarë të LDK-së pa aprovimin e ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Dihet kush e ka përkrah. Mustafa ka besuar në Lumir tjetër. Në LDK gjatë pranverës së ardhshme do të ketë pranverë shumë të nxehtë.  Normalisht, se as Lumir Abdixhiku e as Avdullah Hoti s’kanë me qenë kryetarë pa ‘izën’ e Isa Mustafës”, tha ai në ATV.

Avdyli thotë se ish-kreu i LDK-së ka fuqi të madhe brenda këtij subjekti politik.

“Mustafa ka fuqi të mëdha akoma, sepse i kontrollon shumicën e degëve. Ka qenë një rekomandim i një klubi politik që vendos kush me qenë ministër e kryetar. Isa Mustafa është 1, Agim Veliu, Skënder Hyseni e Bajram Gecaj dhe emra të tjerë”, tha ai.

“Ka zëra kundër. Nuk e besoj që ka një shkëputje totale. Në pranverën e ardhshme, është folur se në shtator do të rrëzohet Qeveria, faktikisht në pranverë ka mundësi të bie kryetari i LDK-së para qeverisë”, shtoi Avdyli në ATV.

Shpërndaje në

U Kopjua