Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka mirëpritur emërimin e Arben Vitisë si ministër të shëndetësisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.
Postimi i tij i plotë:
E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.
Tani shëndetësia ka adresë politike.
Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.
Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.