Live

Avdyli reagon pas emërimit të Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë: Si në të kaluarën, edhe tash, ne do të jemi bashkë

14:48 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

    Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka mirëpritur emërimin e Arben Vitisë si ministër të shëndetësisë.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

    Postimi i tij i plotë:

    E mirëpres lajmin për emërimin Arben Vitia si ministër të shëndetësisë.

    Tani shëndetësia ka adresë politike.

    Por sukseset në reformimin e sistemit, e rritjen e cilësisë së shërbimeve , mbetet përgjegjësi e të gjitha hallkave e akterëve kudo që janë, qofshin menaxherë, OJQ, ekspertë, politikanë në pozitë, bile edhe atyre në opozitë.

    Si ne të kaluarën, edhe tash, ne do jemi bashkë për të avancuar reformimin e sistemit tonë të brishtë shëndetësor.

    Shpërndaje në

    U Kopjua