Deputeti i VV’së, Avni Dehari ka dhënë një qëndrim të shkurtër lidhur me tërheqjen apo jo të 30 përqindëshit të Trustit.
Në fakt, ajo pak çka foli mbetet e pakuptueshme nëse është për ose kundër.
‘’Qytetarë të dashur, jeni në një kohë të madhe krize, keni shumë nevojë për këto të holla, kurrë nuk keni pasë kaq nevojë se sa që keni tash. Mirëpo një gjë mund tju siguroj që kur ti bëni 65 vjet atëherë nuk do të keni nevojë për këto të holla sepse ju mjaftojnë vitet e pleqërisë.’’, tha Dehari.
Kujtojmë që partia e tij Vetëvendosje është shprehur kategorikisht kundër votimit të Trustit.