Live

Avni Dehari lëshon sallën e Kuvendit, pas fjalimit të Hisen Berishës

12:01 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti tregon se Avni Dehari e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka përmendur në seancën e sotme vëllezërit Dehari dhe kjo ka bërë që Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, t’i godasin tavolinat. Ai tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

“Këto ditë u riaktualizua rasti i vrasjes apo vetëvrasjes së Astrit Deharit. Zakonisht kjo qeveri dhe Vetëvendosja i ka përdor apo i përdor për qëllime politike, kjo tash është evidente. As pas ekspertizës së institucioneve zvicerane nuk ka ndonjë epilog apo vendim gjyqësor, çka vë në dyshim se kemi ndërhyrje direkte të politikës apo qeverisë në zbardhjen e këtij rasti apo mund të themi se interesi i politikës apo në këtë rast qeverisë është që ky rast të mos zbardhet”, tha Berisha.

Lidhur me rastin e Arbnor Deharit, Berisha tha se “është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”.

“Janë dy parakushte me zbardh rastin e vrasjes apo vetëvrasjes së Astritit. Kushti i parë është zbardhja e aktit terrorist, e sulmeve terroriste në Presidencë dhe objektet e Qeverisë. Por, rastin e sulmeve terroriste mbi institucione nuk po e zbardhni sepse tërmeti politik do të binte mbi subjektin e juaj. Kushti i dytë është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbnorit. Cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit s’është nuk e ka marr guximin askushh dikush publikusht, por tash është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”, tha Berisha,.

Ai ka përmendur edhe rastin e zhdukjes së mostrave, duke thënë se Ministrja Haxhiu duhet të marrë përgjegjësi.

Lidhur me emërimin e rrugës me emrin e dy vëllezërve Dehari, Berisha ka pyetur nëse këtë e kanë bërë për ta heshtur familjen Dehari.

“Indikative mbetet, po ashtu, edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që të marrë përgjegjësi, ministrja që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astrit Dehari ishte kundër marrëveshje që keni nënshkruar dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha.

“Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi”, thotë ajo, raporton kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...