Live

Avokati i Salih Mustafës ankohet në Gjykatën e Apelit: Këta janë gjyqtarët që do të vendosin

16:01 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për krime të luftës.

Megjithatë, avokati i Salih Mustafës, Julius von Bone është ankuar në Gjykatën e Apelit.

Tashmë kryetarja e Gjykatës Speciale i ka caktuar edhe gjyqtarët e apelit që do të vendosin, raporton Nacionale.

Tre gjyqtarët janë: Micele Picard, Nina Jorgensen dhe Kai Ambos. Gjyqtarët e njëjtë ishin edhe në panelin e Apelit në rastin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Apeli ua uli nga 3 muaj burgim dy ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Shpërndaje në

U Kopjua