Live

Azemi: Qeveria po sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik

11:50 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, në një konferencë për medie, ka shprehur pakënaqësi për trajtimin e sektorit privat nga ana e Qeverisë.

Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate, ka kritikuar Qeverinë se po “sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik”.Ai ka kërkuar që të ndihmohet edhe sektori privat, sepse, siç tha ai, buxheti i Kosovës u takon të gjithëve, e jo vetëm sektorit publik.

“Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, punëtorët që mirëmbajnë këtë zyre, paguhen 180 euro. Kjo është shumë shqetësuese për ne”.“Këto paga të ulëta vijnë nga Qeveria e Kosovës. Në vend që Qeveria ta motivojë sektorin privat për paga më të larta, është ajo që i paguan kaq pak punëtorët teknik”.

“Qeveria po sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik, e jo ata të sektorit privat. Buxheti i Kosovës është buxhet i të gjithëve”.

“Klasa më e pasur, ajo e sektorit publik u financua, e pikërisht ajo që është më e varfër jo”, u shpreh Azemi.

Shpërndaje në

U Kopjua