Live

Babai i 4-vjeçarit që u kafshua nga qeni endacak tregon gjendjen shëndetësore të fëmijës

17:49 / 18 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Hysni Lumi, prindi i 4-vjeçarit që u kafshua sot nga një qen endacak, ka folur për gjendjen e fëmijës së tij.

Ai, në “Frontal” të t7, tha se djali i tij është në gjendje stabile, mirëpo plaga është e madhe dhe se i duhen disa javë për t’u shëruar.

Lumi foli edhe rreth asaj që rasti ka ndodhur në çerdhe.

“Kjo është më e keqja, ai është sulmu në institucion shtetëror. E kemi dërgu fëmijën tu mendu që është i sigurt, e s’mundet me ndodh një gjë e tillë. Me hi qeni endacak brenda është një problem”, tha ai.

Ai tha se kanë bërë ankesa për qentë endacakë që i kanë parë në oborr të çerdhes.

“Neve na kanë lajmëru menjëherë, çerdhja e ka thirr ambulancën njëherë, e Policinë e kam thirr unë mandej. Policia ka refuzu me shënu si rast këtë, sepse sipas tyre prokurori ka thënë që nuk ka nevojë me hap rast”, tha Lumi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...