Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se deri më sot ka pasur zero transparencë nga ana e Qeverisë për të informuar publikun lidhur me propozimin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci ia rikujton Hotit që ishte lideri i LDK-së, Abdixhiku ai i cili nuk kishte marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti.
“Ish-kryeministri i paligjshëm Avdullah Hoti qenka ankuar se nuk ka transparencë për propozimin franko-gjerman. Me siguri këtë ankesë e ka drejtuar për liderin e tij, Lumir Abdixhikun. Kryeministri Kurti e pat ftuar në takim Abdixhikun pikërisht për ta diskutuar planin franko-gjerman, por i njëjti nuk ka marrë pjesë. Tash, le të përballet me deputetët dhe zyrtarët e tjerë në parti që po i kërkojnë llogari për vendimet e tij të gabuara.”, shkruan deputeti i LVV-së.