Live

Bajram Qerkini i lë fajin Kurtit për stagnimin e procesit të personave të pagjetur

15:35 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Brajram Qerkini ka kritikuar Qeverinë Kurti për stagnimin e procesit të personave të pagjetur.

Ai u shpreh për Front Online, se qe 15 muaj është bllokuar procesi i të pagjeturve.

“Kur flitet një marrëveshje përfundimtare për të pagjeturit nuk kemi informata se çfarë do të flitet aty; që 15 muaj është bllokuar procesi dhe nuk është folur për ta. Ne familjarët dhe shoqata jonë jemi në një mjegull të dendur, asnjë informatë nuk e kemi,” – u shpreh fillimisht z. Qerkini.

Fajin për të pagjeturit ai e hodhi te Qeveria Kurti.

“LVV-ja prej që e ka marrë mandatin ka thënë që në Bruksel do ta kemi çështjen e personave të pagjetur numër 1, dhe asnjë hap nuk e ka bërë. LVV-ja e ka stagnuar procesin e personave të pagjetur,” – vazhdoi komentimin ai.

Kujtojmë se çështja e të pagjeturve ishte mes më të përmendurave nga kryeministri Kurti para se të merrte detyrën që ka aktualisht.

Shpërndaje në

U Kopjua