Live

Bajrami: Me kërkesën e Thaçit dhe Veselit, kam marr detyrën ta këshilloj PDK-në

22:20 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka treguar se detyrën e kryekëshilldhënësit të PDK-së e ka marr pas kërkesës së ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Këtë ai e ka bërë të ditur ai në një intervistë për kosovalive.net në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”.

“Unë edhe formalisht e kam marr detyrën që ta këshilloj PDK-në, pra me kërkesën e z.Thaçi dhe z.Veseli, edhe pse kam bërë një shkëputje totale prej jetës aktive në PDK, por me kërkesë të dy miqve të mijë kam marr për detyrim të këshilloj kryetarin e PDK-së, kryesinë e partisë, grupin parlamentar dhe kabinetin e Qeverisjes së mirë”, u shprehë ai./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua