Live

Bajrami: Nëse nuk e mbyllim dialogun brenda gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj e humbim një shansë historik

21:38 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin në kuadër të portalit kosovalive.net, “Debat me Ridvan Berishën”, i ftuar i radhës është kryekëshilldhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami.

Akademiku i njohur, Bajrami ka theksuar se tani është momenti që dialogu mes Kosovës dhe Serbsië të përmbyllet dhe tëshfrytëzohet vëmendja e krijuar për shtetin kosovar. 

Nëse nuk e mbyllim dialogun brenda gjashtë deri nëdymbëdhjetë muaj e humbim një shansë historik që ta shfrytëzojmë këtë kontekst ndërkombëtar që është krijuar pas agresionit rus në Ukrainë, në kohën kur Bashkësia Ndërkombëtare dhe SHBA po fokusohen në Kosovë për ta preventuar një konflikt të mundshëdhe kjo vëmendje tash ështëabsolute gati si në kohën e bombardimeve të NATO-s”, theksoi Bajrami 

Tutje ai ka shtuar se tani i kemi të fokusuar të gjithë partnerët dhe qarkullimi i dokumenteve të ndryshme, na shtyen që ta shfrytëzojmë momentin dhe të i japim fund konfliktit. 

“Kosova ka filluar të bëhet në top-temat prioritare edhe temat më të rëndësishme të Amerikës, kemi qenë shumë larg viteve tëkaluara ose në dy-tri prioritetet kryesore të Borrellit dhe të BE-së, dhe i kemi të fokusuar të gjithë partnerët dhe kemi disa dokumente që kanë dalë në opinion atëherë është momenti i përshtatshëm që ta shfrytëzojmë këtë vëmendje te Kosova dhe ti japim fund këtij konflikti”, përfundoi ai. ./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua