Live

Bajrami: VV’ja i kanë 50 për qind të votave dhe nuk e gjejnë guximin të vijnë në Kuvend të përballen

21:35 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK’së Hikmete Bajrami, ka thënë që partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po i konvenon Kuvendi as tash që janë në qeveri, e as kur kanë qenë në opozitë.

“Me gjasë atyre (Lëvizjes Vetëvendosje), atyre nuk po iu konvenon Kuvendi as kur kanë qenë në opozitë – sepse nuk na linin në që të punojmë – dhe nuk është duke iu përshtatur as tani që janë në qeveri”, ka thënë Bajrami.

Atë që po e them është që qytetarët i votuan ata në zgjedhjet e fundit nacionale, dhe iu dhanë 51 për qind të votave, dhe sot pamjet në tri seancat e fundit janë për mjerim”.

“Këto nuk janë të vetmet seanca. Kemi pasur gjatë kësaj legjislature edhe seanca të tjera të cilat janë braktisur prej Shumicës parlamentare”.

“Merreni me mend, i kanë 50 për qind të votave dhe nuk e gjejnë guximin të vijnë dhe të përballen”, tha ajo në Rubikon.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...