Një nga viktimat e sulmit me raketa në një bllok apartamentesh në në Dnipro është edhe një 15-vjeçarje e quajtur Maria Lebid.
Adoleshentja ishte balerinë dhe presidente në shkollën e saj.
Një zyrtare e qeverisë së Ukrainës shkroi në Twitter:
“Pushofsh në paqe Maria Lebid. Ajo ishte 15 vjeç, presidentja e shkollës dhe balerinë. Kur raketat e Rusisë goditën bllokun e banesave në Dnipro ajo ndodhej në shtëpinë e saj. Udhëtimi i saj i bukur u ndërpre nga terroristët rusë.”
Kujtojmë se në sulmin e së shtunës mbetën të vrarë 44 persona. /a2news/