Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në Komisionin për Integrimin Evropian dje, ka propozuar që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale TikTok.
“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbajë në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme. AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për Metën, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve evropianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve evropianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB-së u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale”.
“Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas të na ndërgjegjësojë për forcimin e çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që TikTok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tria nivelet, në këshill, legjilacion etj. Të paktën te pajisjet e zyrtare. SHBA-ja ka shkuar përtej në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit TikTok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent”, u shpreh Balla./A2