Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka komentuar largimin e opozitës nga salla e kuvendit duke bojkotuar vazhdimin e seancës së sotme, për shkak të koeficientit për pagat.
Basha është shprehur se opozita janë të pakënaqur me koeficientin, sepse po kërkon t’ua plotësojnë kërkesat e tyre.
”Meqenëse jemi duke ndejt këtu, opozita e bojkoton seancën sepse janë të pakënaqur me koeficientin. Dmth ka ardhë këtu opozita, duke kërku për me ua plotësu dëshirat ne këtyre”.
”Qytetarët e dijnë që sa kanë qenë këta, asnjëherë s’kanë mbrri me kalu ligji për pagat, është hera e parë që kalon ligji për pagat, që bën nivelizim të pagave, dhe trajton dinjitetshëm mjekët, tek policët e edukatorët”.