Live

Bastiset shtëpia e një serbi në Novobërdë, gjendet arsenal armësh

15:14 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Njësiti i hetimeve rajonale- Gjilan, me urdhëresë të Gjykatës Themelore, me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar sot një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit S.I., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar serb) me vendbanim në fshatin Prekoc, komuna e Novobërdës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale: Një pushkë M-48 e kalibrit 7.9×57, pesë fishekë kalibër 7.9×57 mm, dy pushkë gjysmë automatike prodhim Jugosllav,  259 fishekë të  kalibrit 7.62×39 mm dhe katër fishekë të kalibrit 7.9X57 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa  autorizuar të armëve’’ Neni 366 i KPRK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...