Live

Baton Haxhiu: S’kam besim te Albin Kurti, dyshoj që i mungon empatia

15:52 / 03 Mars 2023

Nga Kosova Live

Baton Haxhiu, gazetar, analist e drejtor i “Albanian Post”, ka shkruar një opinion, të cilin e ka titulluar “Letër e shkurtër publike për kolegët gazetarë, shoqërinë civile dhe për politikanët në Serbi”.

Aty  Haxhiu shkruan edhe për Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, të cilit thotë se nuk i beson, por se do ta përkrah në marrëveshjen me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë.

“Personalisht nuk kam besim te liderët si Albin Kurti. Miku im Edi Rama vërtet ka ego të madhe, por Albin Kurti shkon edhe më larg. Ndonjëherë dyshoj që i mungon tërësisht empatia për të kuptuar pasojat e veprimeve të veta. Si qytetar i thjeshtë, unë isha dhe vazhdoj të jem kundër Albin Kurtit, por, për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje asnjëherë nuk do ta gjykoj dhe përherë do ta mbroj.”,  shkruan ndër të tjera z. Haxhiu.

Tutje, ai ka shkruar se të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe kolegët e tij në Serbi.

“Nëse Albin Kurti bëhet shkak që nipat dhe mbesat e mi të mos trashëgojnë mallkimet ballkanike, unë do ta përkrah me gjithçka. Ju lutem, për hir të nipave dhe mbesave tuaj, ndihmojeni Aleksandër Vucicin që ta bëjë të njëjtën.”, shkruan ai.

Shpërndaje në

U Kopjua