Publicisti Baton Haxhiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku befasisht u zgjodh kryeparlamentar deputeti i VV-së Glauk Konjufca.
Në një paraqitje në Info Magazine të Klan Kosovës, Haxhiu tha se ekzistojnë disa arsye për zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit.
“Vetëvendosje që prej fillimit të negociatave nuk ka dashur që të qeverisë dhe ta marrë qeverinë në këtë situate çfarë është dhe janë disa arsye që Glauk Konkufca është zgjedhur sot pa paralajmëruar”.
“E para, menjëherë mesiguri që z.Kurti nuk do të pranojë që të jetë kryeministër edhe pse do ta ketë ofertën nga presidenti, me arsyen se me një pakicë të tillë nuk mund t’i hyjë rrezikut të qeverisjes dhe marrjes së vendimeve për t’u rrezuar qysh në vendimin e parë apo të dytë”.
“E dyta Vetëvendosje ka kalkuluar në mënyrë milimetrike që ta shtyjë LDK-në kah koalicioni me PDK-në dhe në një mënyrë ta kryqëzojë për tradhtinë e radhës politike që i bëhet asaj. Natyrshëm me gjestin e marrjes së Kryetarit të Kuvendit, do ta lusin LDK-në të hyjë në Kuvend dhe normalisht që LDK-ja pas prishjes së kësaj marrëveshje nuk do ta pranojë, por me siguri do ja jap votat që Vetëvendosje ta bëjë vet qeverinë”.
“Kjo politikë e butë dhe e ashpër njëkohësisht e pamundëson Vetëvendosjen të bëjë qeverinë, kurse e bën të padëshirueshme LDK-në që të bëjë koalicion me këdo tjetër”.
Publicisti Haxhiu shtoi se Albin Kurti nuk është e gatshme që të qeverisë, kjo për shkak të vendimeve të mëdha që e presin Kosovën.
“Nuk është i gatshëm të qeverisë sepse ka shumë probleme. Duke filluar nga vendimet e para siç është taksa, marrëveshja për dialogun, rasti i Astrit Deharit që e ka marrë përsipër ta shtyjë deri në fund, reformat që janë disa, vendimet e mëdha që ka paralajmëruar dhe e ka ditur që e pret një furtunë e problemeve që nuk mund t’i zgjidh ose nuk është i fuqishëm që në këtë moment të tij, të parë politik në qeverisje, të bëjë shkeljet e para të marrëveshjes. Prandaj me dëshirën e tij ai e shtyn një koalicion të ri për t’i fajësuar se e kanë tradhtuar”.
“Premtimet e mëdha, ngritja e topit lartë që ai mund të jetë ndryshimi dhe mund të bëjë gjëra shumë të mëdha për Kosovën e kanë pamundësuar që ai ta marrë guximin të qeverisë”.
Haxhiu gjithashtu tha se mund të ekzistojë edhe një opsion para se të shkohet në zgjedhje të reja.
“Do t’i vijë radha që të propozohet ndoshta edhe Kadri Veselit, kjo për arsye se ka të drejtë edhe presidenti ta bëjë edhe një propozim të trete. Por premtimi i tij që “unë jam në opozite nuk do të qeverisë”. Nuk e di a ka guxim Veseli të marre e ta krijojë një pakicë tjetër për qeverisje. Ai është vendimi i tij”.