Bebe Rexha dhe Rita Ora njihen për miqësinë e afërt që e kanë. Të dyja këngëtaret nuk kanë hezituar të shfaqin dashurinë për njëra tjetrën.
Rita Ora kohë më parë ishte e lidhur me muzikantin Andrew Watt. Ndonëse ka spekulime se Rita është rikthyer sërish me të, asgjë nuk është konfirmuar.
Andrew dje ka performuar në një skenë me Bebe Rexhën, miken e mirë të këngëtares Rita Ora. Bebe dhe Andreë kanë ndarë fotografi të përbashkëta në rrjete sociale. Madje ky i fundit shkruan “ I love you” Bebe Rexha mbi foton e postuar.
