Live

Bebe Rexhën e quajnë të vjetër, ja si reagon

10:46 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha së shpejti do i mbush 30 vjet.

Si duket kjo nuk po u pëlqen disa producentëve muzikorë që thonë se këngëtarja po” plaket”.

Bebe shfrytëzoi instagramin për të folur rreth kësaj qështjeje.

“Kohët e fundit punoja më një producent të muzikës i cili më thoshte po plakem dhe marka ime ishte “konufze”. Kjo sepse unë jam një krijuese e muzikës dhe postoj foto seksi në instagram. Dhe se kjo nuk është ajo çka femrat në këtë industri supozohet të bëjnë, sidomos ato të moshes time. Unë jam 29-vjeçare.”, ka shkruar Rexha në Instagram.

“Jam e ngopur me injorimin që më bëhet. Unë i bëj vet rregullat. Jam e lodhur që gratë si unë etiketohen si “grua e moshuar” kur plaken dhe djemtë etiketohen si “seksi” në këtë moshë. Sidoqoftë, unë po bëhem 30 vjeçare me 30 gusht. Nuk do të gënjej për moshën time dhe nuk këndoj këngë të cilat do të shiten vetëm sepse ato tingëllojnë “të reja”. Unë do të festoj msohën time sepse unë jam e mençur, jam e fortë dhe besoj se unë jam një e dashur shumë më e mirë se sa isha 10 vjetë më parë”, ka sqaruar Bebe Rexha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...