Live

Bedri Hamza fton qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij

20:51 / 01 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kampanjës së tij.

Përmes një video, ai ngreh shumë dilema dhe pikëpyetje për qeverisjen aktuale.

“Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë? A i kemi rrogat e mira, a po ia ofrojmë rinisë arsimin që e meriton, a po përkrahen bizneset sa duhet, a janë pensionet të mjaftueshme dhe a është mirë Kosova?”

Në të gjitha këto pyetje, Hamza ka një përgjigje:

“Unë besoj në potencialin e Kosovës dhe kjo nuk është më e mira që ne e duam. Ekonomia, arsimi e shëndetësia mund të jenë më mirë”, thotë Hamza, duke shtuar se shpresa për ta përmirësuar jetën tonë duhet të na rikthehet.

Në fund të videos, Hamza i fton qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...