Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje që të krijojë qeverinë më kë të dojë, por brenda afatit kushtetues.
Hamza tha se askush nuk po e pengon Kurtin për krijimin e Qeverisë.
“E ka mundësinë me kriju qeverinë, o krijo me kënd dush, qysh dush krijo, respekto ligjin, respekto kushtetutën. S’po të pengon kurrkush. Po nëse nuk e bën brenda afatit kushtetues, nuk munum me thonë na, kemi hi në zgjedhje e kemi marrë këtë rezultat po as nuk s’po dojmë me bo qeverinë. Cila është logjika? Për çka je hi në zgjedhje? Ke marrë pjesë, me një program, me premtime edhe me thonë PO”, tha ai në Pressing.