Live

Bedri Hamza paralajmëron padi për deputetin e LVV-së: “Po qeni që koka”

18:05 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi.

Thaçi akuzoi Hamzën se është takuar me deputetë të Listës Serbë në një nga restorantet e fshatit Milloshevë.

Në një prononcim për Insajderin, Hamza ka paralajmëruar se do ta padisë deputetin e VV-së duke i quajtur shpifje dhe gënjeshtra deklaratat e tij.

“Unë personalisht nuk e njoh këtë Halil Thaçin por po të garantojë që nesër ka me çu padinë në gjykatë e unë e ai shihemi në gjykatë. Ai ka me konfirmu se kjo është më shumë se shpifje. Nuk e di qysh nuk po pritojka me qenë kaq i poshtër e me rrejt kaq fortë. Po qeni që koka. Ai ka me u ballafaqu me mu në gjykatë, nuk e njoh as fizikisht me pa. Rren më të madhe se kjo nuk ka ku shkon”, është shprehur Hamza.

I pari i i Mitrovicës, ka theksuar se me Listën Serbë është takuar vetëm kur ka qenë pjesë e parlamentit dhe më kurrë.

Tutje, ai bëri të ditur se me kënd ishte takuar sot, duke theksuar se ekzistojnë edhe kamerat që e faktojnë.

“Ky shkon në gjykatë nesër. Besoj se edhe kolegët tjerë që jam taku për ndërmarrjen publike që e kem të përbashkët komunale këtë që merret me pastrim, kemi diskutu për problemet në ndërmarrje dhe e kemi kry drekën bashkë. As nuk kemi pa të Listës Serbe as asgjë. Jam taku me Ferit Idrizin dhe Fadil Nurën. Aty ka kamera ka njerëz e krejt që e vërtetojnë këtë”, ka përfunduar Hamza. 

Shpërndaje në

U Kopjua