Live

Begaj: Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme, barrën më të rëndë e kanë pasur gratë

11:51 / 15 Prill 2024

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Kosovë, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme që kanë lënë shenja të paharrueshme.

Sipas tij, barrën më të rëndë e kanë pasur gratë.

Ai tha se gratë kanë qenë cak i dhunës, torturës dhe i janë nënshtruar poshtërimit dhe spastrimit etnik.

“Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme që kanë lënë shenjë të paharrueshme në tokat tona por edhe në zemrat tona dhe gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë historike. Ndër ata që kanë bartur barrën më të rëndë të këtyre konflikteve janë gratë. Gratë kanë qenë cak i dhunës, torturës, janë nënshtruar poshtërimit dhe spastrimit etnik. Këto konflikte na shërbejnë si rikujtim i dhimbshëm i çmimit aq të shtrenjë të paguar veçanërisht nga gratë”, tha Begaj.

Shpërndaje në

U Kopjua