Live

Begaj uron Kosovën për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

12:53 / 27 Maj 2024

Nga Kosova Live

Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime.

Për këtë veprim ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka uruar Kosovën për këtë avancim.

“Urime, Kosovë, për zgjedhjen anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”, ka thënë Begaj.

Shpërndaje në

U Kopjua