Live

Bella Hadid debuton në Javën e Modës në Milano me stilin e flokëve ‘bob’

16:12 / 19 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Bella Hadid është një vajzë nga Kalifornia, prandaj nuk është për t’u habitur që supermodelja – u shfaq me stilin e flokëve ‘bob’ – në pistën e Alberta Ferretti sonte brenda Piazza Lina Bo Bardi.

Ajo bëri debutimin me këtë stil në shfaqjen e ‘Burberry’ në Javën e Modës në Milano, teksa rrëmbeu vëmendje dhe është krahasuar me aktoren e famshme amerikane, Jennifer Aniston.

Bella u bë biondje muaj më parë, duke i shndërruar ato nga kafe e errët në një bjonde të artë, por jo shumë ndryshe nga stili i saj i vjetër.

22-vjeçarja javë më parë ka rrëfyer se si është jeta e një modeleje, duke thënë se nuk ka kurrë pushim dhe se pushimet nuk janë pjesë e jetës së saj.

“Kam kuptuar se gjithçka në jetën time ecën shpejt dhe gjërat e ngadalta më stresojnë”, ka thënë modelja Hadid mes të tjerash.

Bella edhe pse tashmë është vetëm 22-vjeçare, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar në fushën e modelingut në botë, e që tashmë ka pushtuar edhe pasarelat e modës.

Shpërndaje në

U Kopjua