Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka bërë të ditur se dy anëtarë të grupit parlamentar të Kuvendit Komunal janë përjashtuar nga subjekt politik.
Në një postim në Facebook, LVV pohoi se Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, me vendim të komisionit disiplinor.
“Vendimi i parë është marrë me datën 10.03.2025. Votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta, janë arsyet e këtij përjashtimi”.
“Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interese personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në Lëvizje!”, ka thënë LVV.