Live

Berisha: Amerikanët dhanë garanci, Asociacioni s’do t‘jetë si Republika Serbe në Bosnje

19:11 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gazetari, Ridvan Berisha, në INFO10 ka komentuar takimin e sotëm që Ambasada amerikane ka mbajtur me partitë politike dhe shoqërinë civile në Prishtinë, lidhur me krijimin e Asociacionit.

Berisha, ka thënë se kjo tregon se procesi u zhbllokua për tej kokëfortësisë së Kosovës, dhe se sot u dha garancia që Asociacioni nuk do t’i ngjajë Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

“Procesi u zhbllokua për tej kokëfortësisë së Kosovës apo Serbisë, në rastin konkret të Kosovës, nën monitorimin e ambasadorit amerikan, procesi u zhbllokua dhe ky është lajmi i mirë. Ambasada amerikane sot shërbeu si nikoqir i rëndësishëm i garancisë për të vijuar Kosova kohezionin e saj politik në raport me detyrat ndërkombëtare që i ka marrë në marrëveshjet e saj të viti 2013 dhe 2015. Ambasadori amerikan sot pati një sqarim, dha detaje të rëndësishme duke e ripërsëritur e rikonfirmuar se SHBA-të janë këtu që të sigurohen që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do t’i ngjajë një Republike Serbë si ajo në Bosnje Hercegovinë. Asociacioni do të bëhet sipas frymës kushtetuese dhe nuk ka asgjë për t’u trishtuar”, ka thënë Berisha

Shpërndaje në

U Kopjua