Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, duke diskutuar rreth ngjarjeve në veri, deklaroi se protestat e stilit të Gazimestanit e të Milloshit në Fushë Kosovë janë metoda të shekullit të kaluar, prandaj shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet t’i ndalë këto kopje të shekullit të kaluar sepse siç tha, “nuk na trembin dhe s’kanë asnjë lloj efekti”.
“Situata në Kosovë po përkeqësohet çdo ditë. Ata policë që janë atje e dimë se në çfarë kushtesh janë. Megjithatë po mundohen ta mbajnë rendin kushtetues në veri”.
Berisha po ashtu iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se duhet të dalë nga siç tha, “lugu që ta ka përgatitur Vuçiqi” dhe se komunikimi me NATO-n dhe Amerikën për siguri është detyrë e tij dhe se s’ka të bëjë me vullnetin.