Live

Berisha: Kushtet e Kurtit për ‘Zajednicën’, një budallaki e radhës

12:54 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se kushtet e Kurti të përmendur në Kuvend janë një budallaki e radhës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fjalimet e Kurtit në Kuvend janë për aktivistët e sektit të tij.

“Kushtet a Albinit për “zajednicën” pasi Kosova është vën nën sanksone të heshtura të SHBA ( për të cilat dëshmon raporti i ambasadorit z.Ilir Dugollit) është budallakia e radhës që do ti kushtojn shumë Kosovës! Fjalimet e tij sot në Kuvend, nuk janë asgjë tjetër përveq se ushqim për trushpërlarët e sektit të tij dhe hijenat e rrieteve sociale. Asociacioni ka ardhën si kërkes e nderkombëtarve para marrveshjes finale Kosovë-Serbi, për arsye të veprimeve të papërgjegjëshme që ky tipi bëri gjat vitit të kaluar, duke i treguar “muskujt” që si ka, në raport me partnerët ndërkombëtar”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua