Live

Berisha: Lejeni në dollap historinë e vetingut për njëri tjetrin, boll behane keni secili

18:03 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar ndaj zhvillimeve politike që po ndodhin në Kosovë duke e quajtur Kurin si burrshtetas.

“Kryeministri Albin Kurti tashmë po vepron si burrshtetas, është në frekuenca të njëjta me aleatët. Unë mezi pres që me miqtë t’i japim fund statusquo-së, të ndërtojmë paqe për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Berisha.

Tutje ai reagimin e tij e ka përmbyllur me një mesazh ndaj politikanëve tanë.

“Lejeni në dollap historinë e vetingut për njëri tjetrin, boll behane keni secili sepse kjo betejë fisnore e krahinore po jep rezultat pikëllues, ikjen masovike të njerëve”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua