Live

Berisha për deklaratën e Osmanit: Nuk mund të bëhen paralele mes Kosovës e Ukrainës, ajo shkaktoi dëm

18:46 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në një prononcim për kosovalive.net ka komentuar deklaratën e presidentes Osmani për medimin italian, ku tha se krimet e Putinit duhet të gjykohen me një Gjykatë Speciale sikurse kjo e Kosovës.

Sipas Berishës, Osmani me këtë deklaratë ka shkaktuar dëm.

“Kërkesa dhe qëndrimi se duhet gjykuar krimet e Rusisë që po kryhen në Ukrainë është e qëndrueshme. Nuk mund të bëhen paralele. Modeli i Dhomave Speciale të Kosovës përjashtohet me automatizëm. Edhe konflikti i Kosovës edhe i Ukrainës janë luftëra dhe të vetëm të përbashkët i kanë viktimat. Por si të tilla dallojnë. Ajo ka menduar se po e bën qëndrimin pro perendimor, pro amerikan, se duhet gjykuar Putini, por ajo shkaktoi një lloj dëmi dhe gjeneralizimi”, u shprehë ai./kosovalive/

Shpërndaje në

U Kopjua